Nokia fillon shitjen e modelit N8
Nga kompania kanë thënë se dërgesat e këtij telefoni do të fillojnë menjëherë, e sipas të dhënave që kanë në dispozicion, është shënuar numër rekord i kërkesave në historinë e Nokias.

N8 duket sikur një iPhone, e mund të lavdërohet për kamerën me rezolucion prej 12 megapikselash dhe ekranin 3.5-inçësh. Modeli është i bazuar në versionin e sistemit të ri operativ Symbian me lidhje për ngarkim të fotografive në rrjetet për shoqërim online si Facebook e Twitter.
Çmimi i këtij telefoni të mençur ende mbetet fshehtësi, derisa Nokia në faqen e saj pohon se mund të porositet për 500 euro, raporton AP.





Comments
Me te miret,
RSS feed for comments to this post.