Apple vlen 50 miliardë më shumë se Microsoft
Mirëpo, tani gjërat kanë ndryshuar. Sot, Apple është duke e zgjeruar lidershipin e saj në treg, duke iu falënderuar produkteve të saj që i ka lëshuar kohën e fundit.
Së fundmi, Apple ka lansuar një numër të rëndësishëm të produkteve, duke përfshirë Apple TV, iPhone dhe iPod Touch. Ndërsa, në anën tjetër, duket se Microsoft ka ndaluar së lëshuari produkte të reja, të cilat do ta ndihmonin kompaninë ta rriste vlerën e saj në treg.
Në muajt e fundit, Apple e ka tejkaluar rivalin Microsoft për 49.53 miliard dollarë, ndërsa kompania sot ka 263.75 miliard dollarë si vlerë tregtare.
Tani, Apple është vetëm 52.47 miliard dollarë prapa gjigantit ExxonMobile, e cila sot rangohet si kompania më e vlefshme amerikane.




